Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan dje ka ndodhur një vjedhje.
“Rreth orës 17:35 ankuesja ka njoftuar se derisa ka qenë duke ecur në rrugë nga një i dyshuar i është grabitur çanta e krahut në të cilën kishte pasur 57 euro, dhe dokumentet personale”, thotë PK, transmeton Koha.net.
Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është nën hetime, thotë PK.
Artikuj të ngjashëm