Pasditen e së mërkurës në Prishtinë dy persona të dyshuar ia kanë vjedhur çantën një gruaje.
Policia thotë se është duke hetuar për t’i kapur hajdutët.
“Viktima ka raportuar se dy persona të panjohur ia kishin grabitur çantën e krahut në të cilën kishte para, dy kartela të bankës dhe letërnjoftimin. Të dyshuarit pas grabitjes ishin larguar nga ai lokacion. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton PK-ja.
Artikuj të ngjashëm
-
Një grua grabitet në mes të ditës në Prishtinë
-
Prizrenasit i vidhet çanta e krahut, Policia nis hetim
-
Një gruaje në Prishtinë i vidhet çanta nga krahu
-
Në një autobus në Prishtinë dikush vjedh çantën me telefon, para e pasaportë të një gruaje
-
I vidhet çanta e krahut një personi në një restorant të Prishtinës