Një vajzë ka raportuar se i është vjedhur telefoni në korridorin e banesës së saj.
Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe telefonin t’ia kthejë viktimës.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Qika Jovina” në Mitrovicën e Veriut.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në korridorin e banesës i është vjedhur telefoni celular. Gjatë punës operative njësia policore ka arritur ta arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar dhe telefonin ia ka kthyer viktimës. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruaja në Mitrovicë të Veriut kërcënohet përmes telefonit, nis hetimi ndaj shtetasit serb
-
Shtetasja e huaj raporton se në Prizren iu grabitën 2000 euro e dy telefona
-
Raporton në Polici vjedhjen, hajni ishte arrestuar për raste tjera
-
Arrestohet e dyshuara për vjedhje në një market në Mitrovicë të Veriut
-
Policia po e kërkon këtë person, dyshohet për vjedhje