Gjykata Themelore në Prizren ia ka vazhduar paraburgimin N.A., e dyshuar për vrasjen e kunatës së saj, S.D.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se masa e paraburgimit ndaj të pandehurës i vazhdohet deri më 27 mars 2023.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, gjykatësi i procedurës paraprake ka vlerësuar se kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit është e bazuar.
Tutje, në vendim thuhet se, gjyqtari i procedurës paraprake gjen se janë përmbushur kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, sepse në këtë çështje penale kanë filluar hetimet ndaj të pandehurës për veprën penale të lartcekur dhe në vijim të procedurës penale do të merret deklarimi i të pandehurës.
Po ashtu, në arsyetim thuhet se do të dëgjohen dëshmitarë, andaj nëse e pandehura lihet në liri në këtë fazë të procedurës penale ka arsye për të besuar se e njëjta do të dëmtoj provat e kësaj vepre penale si dhe duke ndikuar në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë mund të vështirësojnë zhvillimin e hetimeve.
Gjatë seancës së paraburgimit, N.A., pati pranuar se e ka rrahur për vdekje motrën e burrit.
Edhe
“Po e kam rrah”, e dyshuara e pranon edhe para gjykatës vrasjen e 67-vjeçares
“Po e kam rreh vallahin, e kam rreh, mas 3-4 dite ka vdek. Po i dhashë ndihmë sa munda, po qaq munda, motër të burrit e kam pas, që 26 vjet u kanë në shpi teme, e kam ruajt, jam kujdes”, pati thënë ajo.