Është raportuar në Policinë e Kosovës një vjedhje në kryeqytet.
Rasti ka ndodhur parmbrëmë, derisa sot janë lëshuar edhe videot ku shihen hajdutët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPronari i një zyre në rrugën “Ilir Konushevci”, (emër i njohur për redaksinë), ka treguar për KOHËN se i janë vjedhur një shumë parash, e që edhe ishin pazari i tij ditor.
Ai shtoi se ka kontaktuar edhe me policinë dhe kjo qe në vendin e ngjarjes. U ka kërkuar të kapen hajdutët. Sipas pronarit, policia ka marrë deklaratat e tyre dhe e ka regjistruar rastin.
KOHA ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e policisë në Prishtinë, Arlinda Rexhepin.
Ajo, pa dhënë ndonjë detaj, shkurt ka thënë se rasti është publikuar në raportin e PK-së.
“Rastet e ndodhura janë të publikuara në raport 24 orësh”, tha Rexhepi.
Në raportin e PK-së të po kësaj dite, nuk jepet tjetër detaj pos njoftimit se ka ndodhur vjedhja.
“Raportohet se persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në objekte, me ç’rast kanë kryer vjedhjen”, njoftoi policia.