Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I shkon në Lezhë për vizitë në shtëpi, vret të zotin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Merqi të Lezhës.

Një person, i cili ishte për vizitë në shtëpinë e një miku të tij, e ka vrarë atë pas një konflikti për motive të dobëta, sipas policisë.

Bëhet me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Gjin Marku.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar, i cili është shtetasi T. Gj., nga Fshati Kashnjet.

Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij.