Është arrestuar një person në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Ai të shtunën në shenjë pakënaqësie për anulimin e fluturimit, së pari kishte shkaktuar probleme me sigurimin e më pas kishte sulmuar zyrtarin policor, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “ADEM JASHARI” 31.12.2022-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie se ju kishte anuluar udhëtimi –fluturimi, së pari kishte shkaktuar probleme me sigurimin dhe më pastaj kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.