Në Podujevë është regjistruar një rast “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” ndaj një të mituri.
Sipas Policisë, i mituri gjatë manipulimit me kallashnikov kishte shkrepur një fishek duke e goditur vëllain e tij 10 vjeç.
Djali është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij i mitur ka marur armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishekë dhe predha ka goditur vëllaun e tij fëmijë 10 vjeçar. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e PK-së.
Gjatë kontrollit të shtëpisë në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 copë fishekë. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i departamentit për të mitur i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje, njëri i mitur
-
Rrihet me mjete të forta një person në Vushtrri, dërgohet në QKUK
-
Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi ta transportonte një kallashnikov me autobus
-
I dyshuari plagos veten me armë zjarri në Pejë, konfiskohet AK-47
-
Dy të arrestuar në Malishevë – në shtëpitë e tyre u gjetën kallashnikov, pistoletë e fishekë