Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mituri në Prizren rrihet nga babai dhe dy vëllezërit e tij

Një i mitur kosovar në Prizren ka kërkuar ndihmë mjekësore të premten, pasi që është sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ka bërë të ditur të shtunën Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, të dyshuarit për sulm ndaj të miturit janë babai me dy djemtë e tij.

“Viktima mashkull kosovar i mitur, ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që është sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë (dy të mitur). Të dyshuarit janë babai me dy djemtë e tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.