Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I konfiskohen tri pistoleta, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, S.Sh. në fshatin Trudë pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta të llojeve të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dje rreth orës 17:00, njësitet policore të stacionit të Veriut në Prishtinë, gjatë një kontrolli rutinë të një automjeti, kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri.

• tri revole

• tre karikatorë si dhe

• 10 fishekë të llojeve të ndryshme

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar:

Edhe Arrestohet një person në Prishtinë, Policia i gjeti armë Kronikë 11 muaj më parë Arrestohet një person në Prishtinë, Policia i gjeti armë

• S. Sh, mashkull, 65 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim të policisë.

Që nga një janari i vitit 2018 deri më një shtator, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë konfiskuar 309 armë, 2921municione të llojit dhe kalibrit të ndryshëm, dhe janë iniciuar 264 raste Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve.