Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet prishtinasi që iu gjetën armë

Është arrestuar një person në Prishtinë për veprën penale “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve”.

Të dyshuarit L.J., i lindur në vitin 2002, i kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, një AK-47, tre karikatorë, 127 copë fishekë dhe një uniformë ushtarake.

“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.