Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës dhe Ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale, ka ndaluar të pandehurin Sedat Ramadani – shtetas i Maqedonisë, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Sipas komunikatës dërguar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, i pandehuri ka qenë në kërkim nga INTERPOL-i, në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga autoritetet e Austrisë dhe i njëjti është ndaluar duke hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dyshohet që më 06 gusht 2018, i pandehuri në qytetin e Vjenës, ka kryer veprën penale, e cila është e sanksionuar sipas akteve ligjore mbi Drogat dhe narkotikët e shtetit Austriak, ose veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope ose analoge’’, e paraparë në nenin 273 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që te i njëjti janë gjetur 8 (tetë) kilogram substancë narkotike, e llojit ‘’Kanabis’’, thuhet në kumtesën për media, përcjell KosovaPress.
Para dy ditësh Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it e cila u mbajt në Dubai nuk votoi pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të bashkëpunimit policor.