Është arrestuar një i dyshuar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur përveç tjerash, edhe 59 kilogramë marihuanë.
Policia ka nisur hetimet paraprakisht dhe njësitë kanë kontrolluar në fshatin Vajnik të Skenderajt, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit E.A., 27 vjeç.
Aty njësitë policore kanë gjetur 59 kilogramë e 973 gram, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon.
I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është në ndalim policor 48 orë.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkohet paraburgim ndaj personit që u arrestua me afro 60 kg marihuanë në Skenderaj
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që u arrestua pasi iu gjetën afro 60 kg drogë në Skenderaj
-
Konfiskohen 400 gramë marihuanë, kallashnikov dhe mbi 9 mijë euro në një shtëpi në Kaçanik
-
Sekuestrohen mbi 17 kilogramë marihuanë në Kaçanik
-
Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen afro 18 kg marihuanë në Kaçanik