Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I gjenden 39 qese me marihuanë në shtëpi, arrestohet

Marihuanë

Foto: Ilustrim

Një person në Gjakovë është arrestuar mbrëmë për posedim të substancave narkotike. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur 39 qese të mbushura me marihuanë në peshë 16 gramë.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.