Policia e Kosovës, konkretisht Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prizren më datë 22.10.2019, kishte arrestuar katër persona të dyshuar për veprat penale "Fajde dhe Detyrim".
Ndërkaq sipas njoftimit, më datë 24.10.2019, 25.10.2019 dhe sot më datë 28.10.2019 gjatë intervistimit të të dëmtuarve-dëshmitareve të njëjtit kanë deklaruar se, i dyshuari me inicialet (B.Sh) mashkull k/shqiptar (vëllai i njërit nga të pandehurit), pas caktimit të paraburgimit nga Gjykata kompetente, i dyshuari nga avokati i autorizuar i vëllait, kishte marr kërkesën për caktimin e paraburgimit, në të cilin dokument ishin të përmendur emrat e të dëmtuarve, që të pandehurit ju kanë dhënë para me fajde.
“Duke shfrytëzuar këtë dokument i dyshuari (B.Sh.) kishte arritur t’i takojë gjashtë nga të dëmtuarit-dëshmitarët e rastit, ku duke përdorur kanosjen serioze i detyron për të dhënë deklarata të rreme ose për të mos dhënë informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit, ku informacionet e tilla ndërlidhen me pengimin e procedurës penale që është duke u zhvilluar ndaj të pandehurve”, thuhet tutje në njoftim.
I dyshuari (B.Sh.) është intervistuar, ndërsa pas intervistimit prokurori i çështjes ka lëshuar aktvendimin mbi ndalim e tij.
-
Arrestohet në flagrancë duke marrë fajde, kërkohet paraburgim për prizrenasin
-
Katër të ndaluar për fajde nga aksioni i Prokurorisë në Prizren
-
Arrestime për fajde e mashtrim, në mesin e tyre dy policë
-
Një person arrestohet për fajde në Prizren, dëmi 700 mijë euro
-
Dyshohet se gënjeu për ryshfet, arrestohet për deklarim të rremë