Një shtetas kosovar, i cili ishte me pushime, mësohet të ketë humbur jetën në plazhin e Tales në Lezhë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth dy orë më parë , afërsisht rreth orës 17:00 plazhin e Tales, ku ai kishte ardhur për pushime.
Viktima është nxjerrë nga deti nga pushuesit e tjerë, por nuk ka mundur dot të mbijetojë, transmeton Shekulli.
Ende nuk është bërë i ditur asnjë informacion mbi identitetin e viktimës.