Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Humb jetën një 22-vjeçar në bregdetin e Durrësit

Një 22-vjeçar vdiq të martën, pasi pësoi infarkt në bregdetin e Durrësit, raportoi Tch.

Viktima është me inicialet L.C. dhe ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:00.

“Autoritetet policore janë në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të rastit”, raportoi Tch.

Policia, e as mediat në Tiranë, nuk kanë njoftuar për shtetësinë e viktimës.

KOHA ka siguruar pamjet nga momenti kur viktima po transportohej për të marrë ndihmën mjekësore në spital.

 

Artikuj të ngjashëm