Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Historiku kriminal i të dyshuarit për rastin e Zhurit

I dyshuari Iran Badalli, i cili është arrestuar për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në rastin në Zhur ku ka mbetur i vdekur një polic e dy të tjerë janë plagosur, ka pasur përballje të shumta me drejtësinë.

“Koha Ditore” ka pasur qasje në historikun e tij kriminal. Ka disa aktakuza aktive. Është i dënuar për vjedhje të rëndë. Është po ashtu i njohur për institucionet e drejtësisë edhe për faktin se familjarët e kanë denoncuar disa herë për dhunë në familje.

Para 6 muajsh një familjare e Badallit ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Gjykata karshi Badallit.

“Urdhër mbrojtje për palën e mbrojtur e lëshuar me datën 05.08.2019”, është një nga evidencat e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Badalli ka aktakuzë për vepra penale që lidhen me dhunë në familje.

Edhe Gjykata e Prizrenit dënon me nga 12 vjet burgim dy të akuzuarit për rastin ku u vra një polic Kronikë Gjykata e Prizrenit dënon me nga 12 vjet burgim dy të akuzuarit për rastin ku u vra një polic

“Dhuna në familje e pranuar më datë 03.09.2019- lënda është aktive. Shqyrtimi i dytë (v.j në procesin gjyqësor) është mbajtur me 15.01.202, seanca e radhës është caktuar të mbahet me 12.02. 2020”, thuhet në të dhënat e gjykatës.

Badalli ka tri raste për veprën e njëjtë – vjedhje e shërbimeve komunale.

“Vjedhje e shërbimeve komunale e pranuar me datë 13.08.2019 - lënda është aktive; Vjedhja e shërbimeve komunale e pranuar me datë 26.11.2019 – lënda është aktive; Vjedhje e shërbimeve komunale e pranuar me datë 11.12.2019 – lënda është aktive”, thuhet në të dhënat e gjykatës për të kaluar kriminale të Badallit.

Ai ngarkohet edhe për vjedhje të pyllit.

“Vjedhje e pyllit e pranuar me datë 27.11.2019 – lënda është aktive”, thuhet në këto të dhëna.

Edhe Nga 12 vjet burgim dy të akuzuarve për shpërthimin në Zhur, ku kishte vdekur një polic Kronikë Nga 12 vjet burgim dy të akuzuarve për shpërthimin në Zhur, ku kishte vdekur një polic

Badalli e ka një lëndë aktive për vjedhje.

“Vjedhje e rëndë e pranuar me datë 23.08.2018 – lënda është aktive”.

Për të njëjtën vepër është dënuar. Aktgjykimi dënues i është shqiptuar me gjobë dhe para.

“Vjedhje në bashkëkryerje e pranuar me datë 21.10.2013 – dënim me burgim 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 300 euro”, thuhet në këto të dhëna.

Edhe I akuzuari për shpërthimin fatal në Zhur thotë se pranoi fajin pasi ishte detyruar nga Policia Kronikë I akuzuari për shpërthimin fatal në Zhur thotë se pranoi fajin pasi ishte detyruar nga Policia

Vetëm në një rast deri tani ai është shpallur i pafajshëm.

“Kanosje e pranuar me datë 14.05.2018 – hudhet aktakuza”, thuhet në evidencën për historikun penal të Gjykatës Themelore të Prizrenit.