Një hotel i njohur në Sarandë është hedhur në erë mëngjesin sotëm. Nga të dhënat paraprake mësohet se i është vënë eksploziv duke e rrafshuar plotësisht, ndërsa janë dëmtuar ndërtesat përreth.
Sasia e tritolit u vendos në hyrjen e hotelit në pronësi të S. Ç., në bulevardin e qytetit ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe tek godinat përreth, raportojnë mediat në Shqipëri.
Hoteli momentalisht ishte i mbyllur dhe nuk raportohet për asnjë të lënduar.
I njëjti ndodhej në qendër të qytetit dhe ishte në pronësi të S. Ç., ndërsa mësohet se ortakët kanë qenë në gjyq për pronësinë.
Prej vitit 2002, dy bashkëpronarët, S. Ç., dhe E. Dh., janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli, njofton policia. Nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me këto konflikt, por policia po i heton ato si pista kryesore./Ksp
-
Publikohen pamjet kur hoteli në Sarandë hidhet në erë
-
Sulm me tritol ndaj një polici në Shkodër
-
Tjetër zjarr në jug të Shqipërisë, flakët kaplojnë resortin në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër
-
Protestat e opozitës, digjet vila e Enver Hoxhës
-
Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda pak orëve në Shqipëri