ABC News ka publikuar pamjet e momentit kur hidhet në erë hoteli “Bizant” në Sarandë. Hoteli dykatësh është shkatërruar tërësisht, ndërsa kanë pësuar dëme të mëdha edhe bizneset e banesat deri 500 metra larg.
Rrugët janë mbushur me copa të xhamave të thyer dhe me gjësende.
Sipas “ABC News” afro 30 biznese rreth hotelit kanë pësuar dëme. Hoteli mësohet se ishte në pronësi të Spiro Çabirit dhe Dhimitër Evangjeliu, që ishin në gjyq me njëri-tjetrin për pronësi që prej vitit 2012. Disa persona janë shoqëruar në Polici për t’u pyetur për ngjarjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Hidhet në erë me tritol një hotel në Sarandë
-
Tjetër zjarr në jug të Shqipërisë, flakët kaplojnë resortin në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër
-
Zjarri depërton brenda një resorti në Shëngjin
-
Digjen qendra tregtare dhe hoteli në Sarajevë
-
Nis gjyqi për rrethanat se si u shemb hoteli gjatë tërmetit vdekjeprurës në Turqi