Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Hidhet në erë me tritol depoja e Ujësjellësit në Delvinë

Hidhet në erë me tritol depoja e Ujësjellësit në fshatin Kopacez në Delvinë. Ujësjellësi ishte ndërtuar prej 16 vitesh, ndërkohë që dje u vu në punë për herë të parë.

Ai furnizonte me ujë gjysmën e fshatit ndërsa pjesa tjetër furnizohej nga burimi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mbrëmjes së djeshme. Lidhur më këtë ngjarje janë shoqëruar 10 persona.

Policia prej ditës së djeshme ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.