Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Burri nga Podujeva e raporton nipin për vjedhje

Një person nga Podujeva ka raportuar në Polici se nipi i tij ia ka vjedhur disa gjëra materiale.

Sipas njoftimit të Policisë të martën, ankuesi ka raportuar se nipi ia ka vjedhur tri ora, një pompë të ujit dhe një lift që shërben për ngritjen e peshave për material ndërtimor.

Sipas ankuesit, i dyshuari ndodhet jashtë shtetit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nipi i tij, i dyshuari mashkull, ia ka vjedhur 3 (tre) ora, një pompë të ujit dhe një lift që shërben për ngritjen e peshave për material ndërtimor. Dyshohet se i dyshuari është jashtë shtetit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm