Një mjet shpërthyes është hedhur të dielën në mesditë afër Liqenit të Ujmanit.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani.
Ai ka thënë se nuk ka të lënduar, por se janë dëmtuar dy vetura.
“Shpërthimi ka ndodhur pas tunelit numër 5. Dy vetura janë dëmtuar dhe nuk ka të lënduar”, ka deklaruar Elshani.
Ndërkohë nuk dihet se çfarë mjeti shpërthyes është hedhur.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshimet për mjet shpërthyes në Prishtinë rezultojnë të rreme
-
Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në lumin Erenik, intervenon FSK-ja
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, intervenon FSK-ja
-
Dyshohet se një person vdiq pasi u hodh nga ura në Ujman
-
Dyshohet për mjet shpërthyes në një automjet në Fushë-Kosovë