Prokuroria do të hetojë nëse vdekja e të miturës nga Drenasi ka ndodhur shkaku i moskujdesit të mjekëve, është bërë e ditur përmes një njoftimi, të dielen.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar mes tjerash se Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar hetimet paraprake hetimore lidhur me zbardhjen e këtij rasti.
“Hetimet kanë nisur në drejtim të veprës penale ‘Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’, nga neni 254 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.
Ndërkohë, në raportin 24-orësh të policisë është bërë e ditur se viktima, për shkak të problemeve shëndetësore kishte kërkuar trajtim mjekësor, disa ditë më parë. Ajo, pas trajtimit ishte liruar në shtëpi, por i ishte keqësuar gjendja shëndetësore
“... me datën 15.05.2020 ishte dërguar përsëri për trajtim mjekësor ku edhe kishte ndërruar jetë. Me autorizim të prokurorit është iniciuar rast i cila vazhdon të hetohet”, shkruhet në raportin e policisë.
-
Nis hetimi për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor” pas vdekjes së një gruaje në Gjakovë
-
Gjendet e vdekur një grua në Drenas, rasti nën hetime
-
Policia po e heton vdekjen e një gruaje në QKUK, ajo fillimisht u trajtua në Spitalin e Mitrovicës
-
Vdiq një person që po trajtohej në Spitalin e Prizrenit, Policia nis hetim
-
Nisin hetimet në Spitalin e Gjakovës pas ankesës se një person vdiq si pasojë e mostrajtimit adekuat