Policia e Kosovës ia ka sekuestrua një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë pa leje përkatëse, një gruaje në Deçan të shtunën.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24-orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën Osaj në Deçan.
“ Nga e dyshuara femër kosovare është sekuestruar një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë pa leje përkatëse. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
11 armë zjarri të sekuestruara në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet një armë gjuetie dhe 52 fishekë në Gjakovë
-
Konfiskohet pistoleta me 45 fishekë në Istog
-
Në prani të Policisë rrëzohet e i bie arma nga brezi, shoqërohet për intervistim
-
Arrestohet një i dyshuari për fajde - aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij