Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gruas i grabitet çanta nga tre persona në oborrin e Spitalit të Pejës

Një gruaje në Pejë i është grabitur çanta e krahut dhe tri unaza, derisa ndodhej në oborrin e Spitalit të qytetit, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.

Sipas njoftimit, grabitja është kryer nga tre persona të panjohur.

“Viktima (f) kosovare ka raportuar se derisa ishte në oborrin e Spitalit Rajonal Pejë, tre persona të panjohur, i kanë grabitur me forcë çantën e krahut dhe tri unaza argjendi. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.