Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gruaja thotë se bashkëshorti e dëboi nga shtëpia me djalin 2 vjeç, dërgohet në strehimore

Një grua ka shkuar në polici pasi ka thënë se bashkëshorti e ka dëbuar nga shtëpia bashkë me fëmijën, në Vushtrri.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Gruaja është dërguar në strehimore.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj e ka dëbuar me forcë nga shtëpia bashkë me djalin e saj 2 vjeçar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, njoftoi PK.