Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gruaja sulmohet fizikisht nga bashkëshorti, lëshohet urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente

Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj të shtunën në Prishtinë.

Policia ka njoftuar të dielën se rasti ka ndodhur rreth orës 19:20 dhe shkaktar ishte një mosmarrëveshje mes qiftit.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit të Policisë, kundër të dyshuarit është lëshuar urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente.