Kronikë

Gruaja rrah bashkëshortin në Obiliq

grtuaja

Ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në mbrëmjen e 19 qershorit në Obiliq, ku një burrë ka denoncuar bashkëshorten për sulm fizik.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 23:00, kur ankuesi, një mashkull kosovar, ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje verbale është sulmuar nga gruaja e tij.

Të dy palët janë intervistuar nga policia, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti është trajtuar në procedurë të rregullt.