Një grua në Gjilan ka raportuar se derisa ishte duke ecur me djalin e saj të mitur janë sulmuar nga dy persona të maskuar.
Siç njofton Policia e Kosovës të dyshuarit dyshohet se gruan e kanë dhunuar dhe ia kanë marrë po ashtu stolitë e arit dhe një shumë parash, ndërsa djali i mitur u sulmua fizikisht. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa raporti po hetohet, thuhet nga Policia.
“GRABITJE&DHUNIM - Gjilan 25.05.2024 - 00:40. Është raportuar se dy viktimat një femër dhe djali i saj i mitur, deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar. Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Një grua në Gjilan u dhunua dhe u grabit, djali i saj u rrah
-
Raportoi se u dhunua e u grabit te varrezat në Gjilan, arrestohet për inskenim
-
Arrestohen një burrë dhe një grua, grabitën dy telefona dhe 70 euro nga një 81-vjeçar
-
Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim
-
Arrestohen dy persona në Gjilan të dyshuar për dhunim