Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një burrë dhe një grua, të cilët dyshohen se kanë grabitur nga një 81 -vjeçar, dy telefona mobil dhe 70 euro.
Sipas njoftimit të policisë grabitja ka ndodhur të dielën rreth orës 4 të mëngjesit, në rrugën “Fehmi Agani” në Gjilan.
Sipas njoftimit të Policisë, nga hetimet e para dyshohet se gruaja ka qenë e angazhuar për t’u kujdesur për 81-vjeçarin.
“Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se persona të maskuar, kanë hyrë në shtëpinë e viktimës i moshës rreth 81 vjeç shtetas i Kosovës të cilin e kanë sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima i lënduar ishte gjete nga fqinjët e tij dhe me urgjencë është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Me këtë rast atij i ishin grabitë dy telefona mobil dhe shtatëdhjetë (70) euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari i tretë për këtë rast gjendet në arrati.
Edhe
Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Prizren, dy të tjerë në kërkim
“Hetuesit policorë nga Stacioni Policor i Gjilanit pas një pune mirë të organizuar dhe informatave të pranuara përmes rrugëve operative kanë arrit sot me datë: 10 korrik 2023 që t’i lokalizojnë dhe rrjedhimisht ti arrestojnë dy të dyshuar shtetas të Kosovës një burrë (2003) dhe një grua (2004), ndërsa personi i tretë i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast i njohur për policinë është në kërkim. Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe të njëjtin e ka cilësuar si grabitje”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit thuhet se ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
-
Gruaja në Gjilan dyshohet se u dhunua dhe u grabit nga dy persona të maskuar
-
Arrestohen tre persona për vjedhje në Gjilan e rajone të tjera, njëri shtetas i Shqipërisë
-
Një person sulmohet dhe grabitet nga i panjohuri në Prishtinë
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës