Njësitë policore në Leposaviq të enjten kanë hasur në disa grafitë të shkruara në muret e disa shtëpive.
Policia ka thënë se shkrimet kanë qenë përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës.
“Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa, mësohet se grafitet kishin lidhje me organizatën Brigada e Veriut, e cila ishte shpallur terroriste bashkë me organizatën tjetër, “Mbrojtja Civile”.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia inicion rast për grafitet e reja në veri
-
Shoqërohet në stacion një e mitur për vendosje të mbishkrimeve nacionaliste në Leposaviq
-
Arrestohet e pastaj lirohet një grua në Leposaviq për mbishkrime provokuese
-
Arrestohen tre persona në Leposaviq, u hasën duke shkruar grafite në objekte të ndryshme
-
Grafite me simbolin serb shfaqen në veri të Mitrovicës