Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje në një pompë derivatesh në Prishtinë

Një grabitje ka ndodhur në një pompë derivatesh të martën mbrëma në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 19:40.

“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të dyshuar”, tha Ahmeti.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.