Kronikë

Grabitje e armatosur në filialin e KEDS-it në Prizren

Prizren, 1 mars – Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur të hënën filialin e KEDS-it në Prizren, kanë bërë të ditur zyrtarët e Policisë rajonale të Prizrenit. Sipas Policisë, të dyshimtit nën kërcënimin e armëve kanë marrë një sasi të konsiderueshme të hollave.

“Rreth orës 15:03 minuta dy persona të armatosur me armë të shkurta dhe me maska dyshohet se kanë arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme të parave në filialin e KEDS-it në Prizren dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas tij njësitë relevante kanë dalë në vend të ngjarjes për hetimin e rastit.