Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitet xhamia në Dobërdoll të Gostivarit, autorët marrin parat nga kasaforta

Dje në orën 17 e 45 minuta, BB (28) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, ka raportuar një vjedhje të rëndë në mes orës 19 dhe 20 që është kryer në xhaminë e fshatit “Xhamia Epërme”, transmeton TetovaSot.

Persona të panjohur me forcë kanë hapur dritaren e zyrës, kanë hyrë brenda dhe nga një sirtar kanë arritur të marrin 1.800 denarë dhe nga një sirtar tjetër në një zarf e vendosur në librin e regjistrimeve, kanë marrë 24.000 denarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me grabitjen e të hollave autorët e kanë lëshuar vendin dhe kanë ikur në drejtim të panjhour. Grabitësit nga xhamia kanë vjedhur 25 mijë e 800 denarë, ndërsa dëmin material që i kanë shkaktuar vlerësohet në 1.000 denarë.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të dhënë një pasqyrë, dhe për të sqaruar të gjitha detajet dhe po punohet në zbulimin e kryerësve.