Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, janë grabitur 25000 euro nga dy të panjohur.
Sipas njoftimit, viktimat meshkuj K-Shqiptarë punëtorë të sigurimit të një kompanie, kanë raportuar se derisa ishin duke transportuar pazarin ditor janë sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur rreth 25000 €, transmeton Koha.net.
“Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm