Policia e Shkodrës ka goditur një grup prostitucioni që shfrytëzonin vajza të mitura.
Në sajë të operacionit “Last Time” është vënë në pranga Lumturie K. 43 vjeçe, banuese në lagjen Bacahllek, Shkodër, e dyshuar se ka kryer veprën penale "Shfrytëzim Prostitucioni".
Lekë C. 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj Velipojë, i dyshuar se ka kryer veprën penale "Ushtrim Prostitucioni" parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal. Gjithashtu janë ndaluar Juli Z. ( alias Ylli), 40 vjeç, banues në fshatin Shkjeze, Vau Dejës, i dyshuar se ka kryer veprën penale, "Trafikim i të miturve e mbetur në tentative" dhe "Shfrytëzim prostitucioni me të mitur".
Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë për veprën penale " Shfrytëzim prostitucioni me të miture kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 114/2 e 25 i Kodit Penal , ndaj P. S. 47 vjeç, banues në Rranxa, Vau Dejës, transmeton TCH.
Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.
-
Kërkohet paraburgim për menaxherin e një moteli në Ferizaj, për mundësim të prostitucionit
-
Arrestohet një i dyshuar në Vushtrri për dhunimin e një të miture
-
Pesë të arrestuar për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve
-
Arrestohet një person në Pejë për materiale që lidhen me keqpërdorim seksual të fëmijëve
-
Arrestohet i mituri për shpërndarje të përmbajtjeve të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve