Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar në Skenderaj për keqpërdorimin e një vajze e cila ishte raportuar e zhdukur

Dy të dyshuar janë arrestuar në Skenderaj për mundësim ose detyrim në prostitucion të një vajze e cila ishte raportuar e zhdukur.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, të dyshuarit kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje.

Policia ka bërë të ditur se viktima është gjetur dhe dërguar në QMGF në Mitrovicë të Jugut.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.