Një 34-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në fshatin Hajvali.
Sipas njoftimit të Policisë të enjten, viktima është një këmbësor i cili është goditur nga një veturë.
“Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Trupi i viktimës: A. S, mashkull, 34 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore", thuhet në njoftim.
Ngasësit të automjetit me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.