Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Goditet për vdekje këmbësori në Vitomiricë të Pejës

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident që ka ndodhur të martën në Vitomiricë të Pejës.

Policia e Kosovës raporton se një shofer është arrestuar pasi ka goditur këmbësorin që ka vdekur në Spitalin e Pejës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.