Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në fshatin Studenicë të Istogut.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 20 shkurt 2026 rreth orës 20:30, kur njësiti policor ka ndaluar për kontroll një të dyshuar që po drejtonte një veturë me targa vendore.
Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dy fishekë. Pas zbulimit të tyre, ai dyshohet se ka goditur zyrtarin policor për t’i shmangur kontrollit të mëtutjeshëm dhe më pas është arratisur në drejtim të malit, duke lënë në vendngjarje veturën dhe dokumentet personale.
Më vonë, i dyshuari është paraqitur vetë në stacionin policor, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
-
Një polic goditet nga një veturë në Bërnjak
-
I dyshuari në arrati pas plagosjes së një personi në Fushë-Kosovë
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Arrestohet në Ferizaj i dyshuari që goditi veturën e policisë dhe lëndoi dy zyrtarë
-
Arrestohet i dyshuari për shitje të drogës, goditi veturën e Policisë gjatë përpjekjes për të ikur