Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në unazën Shkozet-Plepa, ku një mjet ka përplasur për vdekje kalimtarin.
Viktima M.D. ka qenë duke kaluar rrugën ndërsa është përplasur nga makina.
Mjeti që shkaktoi aksidentin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Forcat e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit, raporton tch.
Artikuj të ngjashëm
-
Goditet për vdekje këmbësori në Zllopek të Pejës, i dyshuari dorëzohet në Polici
-
Një këmbësor humb jetën në Ferizaj pasi u godit nga vetura
-
Aksidentohet për vdekje një këmbësor në Pejë, policia në kërkim të të dyshuarit
-
Vdiq një person në Drenas pasi u godit nga vetura, arrestohet ngasësja
-
Vetura godet këmbësorin pranë kufirit Kosovë-Shqipëri