Është arrestuar një burrë pasi me forcë ka tentuar ta merrte vajzën e djalit të tij për t’u kujdesur për të. Në Polici është raportuar se nëna e fëmijës nuk donte ta lejonte këtë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në Vushtrri janë gjetur një pistoletë dhe një pushkë ajrore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i dyshuari-vjehrri ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës. Po ashtu gjatë kontrollit-bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Arrestohet një person në Vushtrri, tentoi t’i marrë fëmijët nga ish-bashkëshortja
-
Arrestohet një i dyshuar në Vushtrri për dhunë
-
I dyshuari për dhunë në familje në Gjilan tenton t’i sulmojë policët me mjet të mprehtë, arrestohet
-
Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për arsenal armësh
-
Tentoi të dhunonte një grua, arrestohet i dyshuari