Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin T.L., që akuzohej për vrasjen e një personi.
Sipas njoftimit të Themelores, T.L., në dhjetor të vitit 2019, kishte vrarë SH.B., trupin ia kishte hedhur në një përrockë dhe më pas ia kishte djegur me benzinë.
E gjithë ngjarja thuhet se ka filluar kur i pandehuri T.L. kishte blerë një parcelë toke në vlerë prej 157 mijë euro nga SH.B., por meqë nuk kishte mundur t’ia siguronte ratën prej 14 mijë euro, T.L. e kishte ftuar SH.B-në. në takim.
Ata ishin takuar në fshatin Prelez, ku pas një bisede, i pandehuri kishte gjetur momentin për ta goditur me revole të ndjerin në pjesën e pasme të kokës. Ai më pas e kishte njoftuar vëllain e tij, dhe së bashku, e kishin futur SH.B. në bagazh të veturës dhe e kishin dërguar në një përrockë të fshatit Kishnapole në Gjilan, për ta hedhur trupin e tij.
Tutje, i pandehuri kishte marrë një sasi të benzinës në një pompë të derivateve, dhe më pas ishte kthyer në vend të ngjarjes, duke e djegur trupin e SH.B. Duke tentuar të fsheh çdo gjurmë, T.L. kishte marrë telefonin e SH.B. dhe u kishte dërguar mesazh familjarëve të të ndjerit, se familjari i tyre ka marrë të hollat dhe është nisur për në Gjilan.
-
Apeli anulon dënimin me burgim të përjetshëm të akuzuarit për vrasje, e dënon me 30 vjet burgim
-
Njëzet vjet burgim për vrasjen në Gjilan
-
17 vjet burgim ferizajasit për vrasjen e 2022-s
-
Dënohet me 16 vjet burgim i pandehuri për vrasjen e 2018-s
-
Burgim të përjetshëm rahovecianit për vrasjen dhe djegien e vëllait