Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjuhet me armë dy herë brenda javës trafostacioni në Ballofc të Podujevës

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar të premten se është gjuajtur me armë zjarri dy herë brenda javësh trafostacioni që gjendet në Ballofc të Podujevës.

Fillimisht, siç njofton KEDS-i, trafostacioni ishte sulmuar me armë zjarri më 5 nëntor. KEDS-i e kishte denoncuar rastin në Polici dhe e ka ndërruar trafostacionin e dëmtuar.

“Sipas banorëve të kësaj lagjeje atë natë ka ndodhur një tentativë vjedhjeje në një shtëpi afër vendit ku ndodhet transformatori. Sipas banorëve të kësaj lagje policia është duke e ndjekur rastin”, thuhet në njoftim.

Rast i ngjashëm, siç njofton KEDS-i, ka ndodhur edhe sot.

“Për këtë rast sërish është njoftuar policia dhe është hapur rasti. Për shkak të këtij dëmtimi të qëllimshëm kemi rreth 120 konsumatorë pa energji elektrike”, vijon njoftimi.

Edhe 4 të lënduar në Sibovc të Podujevës, dy prej tyre me armë zjarri Kronikë 4 të lënduar në Sibovc të Podujevës, dy prej tyre me armë zjarri

KEDS-i ka dënuar fuqishëm rastet e tilla, nga ku po e pësojnë edhe konsumatorët. Ka ftuar Policinë ta trajtojë me prioritet rastin.