Një person është arrestuar në rajonin e Pejës nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në një dasmë.
Sipas njoftimit, i arrestuari është A.K. mashkull, shtetas turk.
Gjatë bastisjes në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë ‘Grizly’ prodhim turk cal. 9.9 mm.
Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar është intervistuar dhe “në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore”.
Në fund të njoftimit, policia ka apeluar te qytetarët që t’u shmangen veprimeve të kundërligjshme për arsye të sigurisë së tyre dhe sigurisë së të tjerëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtiu me armë në dasmë, 56-vjeçarit i konfiskohet arma dhe leja e saj
-
Vritet aksidentalisht dhëndri në Turqi, pasi motra e nuses shtiu me armë për të festuar
-
Të shtëna në një dasmë në Shtime, Policia konfiskon armën
-
Iu gjet armë brenda lokalit, arrestohet një i dyshuar në Pejë
-
Shtiu me armë, Policia gjen 16 gëzhoja në sallën e dasmave