Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjobitet kompania ndërtimore në Ferizaj, nuk pati leje për shfrytëzimin e trotuarit

Policia në Ferizaj i ka shqiptuar një gjobë prej 390 eurove një kompania ndërtimore për shkak se nuk pati leje për shfrytëzimin e trotuarit gjatë punimeve në një objekt.

Sipas njoftimit të Policisë të martën, dënimi ndaj kompanisë, që nuk pati leje përkatëse për shfrytëzimin e trotuarit, erdhi pas ankesave të qytetarëve.

“Menjëherë pas ankesave të qytetarëve, Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe i ka shqiptar fletëparaqitjen personit me inicialet B.Ç. i moshës 25-vjeçare, gjobën prej 300 eurove, për shkak se nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjës për t’u pajisur me leje përkatëse, duke i rrezikuar këmbësorët. Gjobë kundërvajtëse, Policia i shqiptoi gjobë me nga 30 euro edhe tre shoferëve të auto-betonjerkave, për parking të parregullt në trotuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia i ka ftuar qytetarët që të jenë sa më bashkëpunues për t’i ndalur keqpërdorimet e tilla.