Një person i moshës 21-vjeçare ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti komunikacioni që ka ndodhur të martën në Ferizaj.
Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti VW Golf ka lëvizur nga rruga ‘’Dëshmorët e Kombit ‘’ në drejtim të rrugës ‘’Tahir Sinani ‘’, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit dhe kushtet e rrugës me ngrica. Automjeti nuk ka mundur të ndalet dhe ka dalë jashtë rrugës duke përfunduar në hekurudhë.
Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me iniciale R.H ka shqiptuar gjobën prej 250 euro, ndërsa në anën tjetër ka shqiptuar gjobë edhe ndaj personit që i është besuar të mirëmbajë rrugët nga kompania përkatëse, me inicialet P.B (M/K) 40 vjeçar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes dhe të përshtatin shpejtësinë në raport me kushtet e rrugës, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
-
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent, pesë shoferëve u merret leja në Ferizaj
-
Ndëshkohen katër shoferë në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë
-
17-vjeçari aksidentohet pasi s’u ndal te stopi i Policisë, merr tri gjoba dhe dërgohet në gjykatë
-
Dy shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në Ferizaj
-
Në Ferizaj 5 shoferëve u pezullohet leja për 3 muaj, u kapën nga veturat inteligjente të policisë