Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

17-vjeçari aksidentohet pasi s’u ndal te stopi i Policisë, merr tri gjoba dhe dërgohet në gjykatë

Gjoba - Policia

Një 17-vjeçar me inicialet E.A. ka marrë tri gjoba dhe i është iniciuar rast në gjykatë, pasi ka kryer disa shkelje me veturë, duke nisur nga mosndalja në shenjën stop të dhënë nga patrulla policore.

Rasti ka ndodhur më 5 janar në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. Sipas njoftimit nga Policia, E.A. me veturën Golf nuk është ndalur në shenjën stop e më pas duke vazhduar lëvizjen, në magjistralen në fshatin Bibaj të Ferizajt ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale duke u përplasur me një tjetër veturë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas verifikimit të dokumenteve është konstatuar se ai s’ka pasur patentë-shofer e automjeti që e drejtonte ishte i paregjistruar, prej 13 tetorit 2024.

Policia e ka gjobitur me 150 euro për mosndalje në shenjën stop të Policisë, 250 euro për shkaktim të aksidentit dhe 200 euro për ngasje të automjetit me afat të skaduar të regjistrimit

Ndaj tij po ashtu është iniciuar rast për gjykatë për kundërvajtje për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, si dhe automjeti është konfiskuar përkohësisht.