Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Siç bëhet e ditur përmes një kumtese për media, kërkesa është paraqitur ndaj të dyshuarit A.A., pasi dyshohet se më 12 prill 2020, në Gjilan, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për shkak të një mosmarrëveshje verbale, në prezencë të fëmijës së tyre 3 vjeçar, i njëjti e godet me shuplaka dhe grushte të dëmtuarën M.A., në kokë, fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit. Në këtë mënyrë, i dyshuari A.A., dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, nga neni 248 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.